Moderatorja sportive Enxhi Biba feston sot ditën e saj të lindjes dhe ka marrë një surprizë emocionuese nga stafi i emisionit “Sport News” në “News 24” dhe të afërmit e saj.

Moderatorja po zhvillonte emisionin e saj të përditshëm në “News 24” live kur në mes të transmetimit ajo ka marrë një buqetë me lule nga stafi i emisionit dhe familjarët. Duke lexuar letrën që ata i kishin shkruar, Enxhi u emocionua dhe shpërtheu në lot. Më pas ajo zbuloi se surpriza e stafit është pikërisht për ditëlindjen e saj.

“Tani unë nuk di të vazhoj me skaletën, kemi dalë ndryshe nga ç’ishim pak para insertit. Duhet të them që unë kam ditëlindjen dhe më sollën një tufë me lule dhuratë tani në këto momente nga stafi.”- tha moderatorja e emocionuar.

Ndërkohë ajo mori edhe një dedikim nga familjarët e saj, duke u përlotur nga fjalët që at ai kishin shkruar:

“Enxhi ne sot festojmë ditën më të bukur që Zoti na dhuroi, kjo ëhstë dita jote e lindjes. Kemi parë të rrites, të bëhesh zonjusha e nukur, e fortë dhe e pavarur që na bën krenarë çdo ditë. Një vajzë, një motër dhe një teze si ty, e veçantë në shumë forma meriton çdo gjë që zemra dëshiron. Gëzur ditëlindjen nga familja jote.”– thuhet në letrën e shkruar nga të afërmit e moderatores simpatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb