Manchester City është befasuar sot në transfertën e Nottingham, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Grealish realizoi gol për “Qytetarët” në minutën e 41-të, duke të dhënë përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për të besuarit e Guardiolës.

Atëherë kur mendohej se po shkohej drejt 3 pikëve të sigurta, Wood Ch barazon shifrat, duke ndezur stadiumin. Me këtë rezultat, City është i dyti me 52 pikë.

Chelsea tregon edhe një herë se ky nuk është sezoni i tyre, pasi pësoi disfatë 0-1 në shtëpi nga Southampton. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Ward Prowse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb