Dortmund dështon të marrë 3 pikë në transfertën e Koln. Verdhezinjtë imponohen 3-2, në një nga sfidat më të bukura të Bundesligës për ditën e sotme.

Ekipi i Terzic e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Brandt. Gëzimi nuk do zgjaste shumë pasi vendasit do përmbysnin shifrat brenda 15 minutave të para të pjesës së dytë me Kainz dhe Tigges.

Mesfushori austriak i Koln, Dejan Ljubicic do konfirmonte edhe një herë se është në formë këtë sezon në minutën e 71-të, ku shënon golin e katërt sezonal. Asgjë për t’u shqetësuar për  djemtë e Baumgart, pasi autogoli i Schmitz s’do vlente asgjë në fund.

Dortmund gjendet 2 pikë larg kreut, me synimin kryesor këtë sezon që mbetet titulli në Gjermani, objektiv ky mjaft i vështirë.

Iiiiiiii
Iiiiiiii

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: