Taulant Seferi, “bomberi” i Tiranës, heq fanellën bardheblu, me të cilën u shpall kampion, për të veshur atë kuqezi, fanellën e Kombëtares, për të kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin, të jap maksimumin pasi ky grup i ka mundësi të sigurojë vendin e parë në Ligën e Kombeve:
Kombëtarja dhe synimi – “Në ndeshjet në mars Kombëtarja ka bërë shumë mirë. Synojmë vendin e parë në grup. Kemi një grup të fortë lojtarësh dhe jam besimplotë që do t’ia dalim.”
Titulli kampion me Tiranën – “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë, festa mbaroi atë ditë.”
Fokusi dhe konkurrenca – “Jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja. Konkurrenca është e fortë, por unë kam ardhur këtu për të bërë maksimumin, trajneri vendos. Do të më pëlqente të fitoja besimin e trajnerit, nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur.”
Ndeshja ndaj Islandës – “Islanda duhet vlerësuar dhe ne do të shkojmë për të marrë fitoren.”
Merkato – “Është herët për të folur jam vetëm i fokusuar te Kombëtarja, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve me Shqipërinë.”
Sezoni – “Kam bërë një sezon shumë të mirë, isha golashënues, kam dalë dhe kampion. Kam për të dhënë edhe më shumë, sepse më parë kam pasur dhe problemin e dëmtimeve, tani e kam marrë veten dhe do të bëj edhe më shumë.”
Sulmuesit e Kombëtares – “Sulmuesit që ka marrë trajneri janë më të mirët. Me çdo lojtar që do kem në ndeshje do të ndihem mirë sepse jemi të gjithë profesionistë.”, përfundoi Taulant Seferi.