TIRANË- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në Komisionin e Sigurisë miratimin e buxhetit të institucionit që drejton, por prezenca e pararendësit të tij Flamur Noka, në komision ka bërë që të shkëmbejnë replika dhe debate.

Pasi ka thënë fjalët e tij, ministri Tahiri ka kërkuar lejen e kryetarit Braho për të shkuar në një tjetër aktivitet, por kaq ka mjaftuar që Noka ta quajë “karagjoz” dhe të kërkojë nga Braho që ta ndalonte.

Kur e pa që s’kishte mbështetje replikoi edhe me Brahon të cilit iu drejtua me fjalët “Si e lejon Tahirin të largohet nga mbledhja. Të dhj… mu në kryetar që je. Nuk je i aftë të drejtosh një komision”.

Pas largimit nga Komisioni të ministrit Tahiri, janë larguar edhe deputetët e PD-së.

DEBATI I PLOTE
Tahiri: Krahasuar me 2013 buxheti ka 145% mundësi më shumë për financim. Prandaj do vazhdojmë me modernizimin e policisë dhe investime në infrastrukturë. Do vazhdojmë me inovacion

Dogjani: Rendi dhe siguria në vend nuk ka qenë ndonjëherë më keq. Bëhen pazare nga shefa policie me trafikantet. Marrin 30 euro për rrënjë. Buxheti nuk ka mjaftuar që ata policë të ndershëm të luftonin kanabisin.

Braho: Unë jam kundër që policia të luftojë kanabisin

Tahiri: Unë nuk e besoj se rendi është në ditën e tij më të keqe. Besoj se është më i miri në 25 vite. Kemi në kurriz borxhe të mbartura në gabime të qeverive më parë që na pengojnë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt. Jemi i vetmi vend në rajon që po ndërmarrim nisma për çarmatosjen e popullsisë. Ka vend qe dhe ju te na ndihmoni

Noka: Ndërro kasetën se ke 3 vjet me ketë muhabet

Tahiri: Mënyra si flet tregon se si ke qeverisur si ish-ministër

Noka: Kam qenë ministër pa hashash, banda, shullazë e frrokë.

Tahiri: Më jepni emrin se kush polic është i inkriminuar. Unë kam çuar në ndjekje penale e administrative 3 mijë policë. Lëri pallavrat politike dhe denonconi në prokurori nëse ke prova. Ju e e latë policinë me 3.6 miliardë lekë borxh. Ne i shlyem ua dhamë policëve orët shtesë. Policët kanë siguracion special jete, sot marrin arsim në akademi si universitet jo me kurse 6 mujore. Krimi fitohet me kulture dhe do doja që policët të paguheshin më shumë se kaq. Nga marsi do të ketë rritje tjetër. Nëse jeni dakord votoni pro buxhetit.

Noka: Shko te Kiço Londo merr kurse teatri

Nxehet Tahiri

Braho: Minister mos i bjer më tavolinës

Tahiri: Unë tani duhet të iki se kam punë. Me leje.

Noka: Ulu aty se kemi pyetje. Ulu aty. Ne jemi në fazën e diskutimeve ti ikën. A është buxhet a çfarë?
Tahiri ngrihet në këmbë: Po largohem. Mirupafshim.

Noka-Brahos: Çfarë është ai karagjoz që largohet ashtu? Si e lejon Tahirin të largohet nga mbledhja. Të dhj… mu në kryetar që je. Nuk je i aftë të drejtosh një komision.

Braho: E dënoj aktin e Flamur Nokës. Ka ardhur me skenar për të prishur mbledhjen.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb