TIRANË

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një përfaqësi të fermerëve të cilët protestuan sot para parlamentit kundër paketës fiskale.

Rama shkruan se ka pasur dakordësi dhe ndasi në qëndrimet e tyre me të qeverisë, por thekson se do të takohemi së shpejti për të dëgjuar njeri-tjetrin.

“Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri?
Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin?
Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet? #ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️?? #SkaKohëPërPushim?♀️??♂️”, deklaron Rama.

DEBATET

Rama: Të dy palët paskemi të njëjtin hall, që do të thotë se ai 6% nuk shkon tek këta.

Fermeri: Ne nuk kemi marrë gjë!

Rama: Çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asnjë asgjë, pasi deri dje ju dilnit në rrugë për të shitur, ose do shkonit në treg vetë me prodhimin tuaj, gjë që ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur produktin kur është çmimi më i mirë në treg. E dyta, gjë që e bën çmimin më të ulët, sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar jo për të bërë biznes. E treta, grumbulluesit, ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën tani, kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri në 8 vite për ato investimet që kanë bërë atje. Kanë marrë mbështetje për të bërë pikat e grumbullimit me financim të përbashkët, një pjesë qeveria dhe një pjesë ata, ndërkohë që rolin e agjentit të qeverisë për ta sjellë diferencën te ju nuk e kanë bërë. Jeni dakord deri këtu?

Përfaqësuesi i fermerëve: Jo nuk jemi dakord. Pikat e grumbullimit e kuptuan që pa fermerët nuk bënin dot dhe ata. Krizat e tregut që kanë ndodhur, që fermerët e shesin mallin nën kosto, bën që fermeri të mos mbjellë më, pasi tregu është i paorientuar.

Rama: Unë kam një argument shumë të thjeshtë, po të ishte se gjendja do të ishte uniforme për të gjithë do të thosha që ke të drejtë ti. Por gjendja nuk është uniformë, ka shifra eksportesh që janë në rritje.

Këtu është çështje organizimi dhe është çuarje parasë në drejtimin e duhur, jo në drejtim që paraja pastaj ka devijuar. Çfarë ka lëvizur në këtë formulë të re? Janë 9 milionë dollarë që heqim ne nga buxheti i shtetit. Janë 9 milionë dollarë në një sektor që ka 3.5 miliardë, unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 milionë dollarëshi të cilat ne nuk do t’i japim në atë formë sepse në atë formë na devijonin nga grumbulluesit dhe nuk i shkonin fermerit.

Përfaqësuesi i fermerëve: Kemi propozim për formën si duhet të na i jepni.

Rama: Një minutë! Tani për çfarë po protestohet këtu për këtë 9 milionë dollarëshin?

Përfaqësuesi i fermerëve: Jo! Më lër ta them!

Rama: Ta mbaroj unë pastaj fol ti. 9 milionë dollarëshi nuk do të jepet më në atë formë, por nuk do të iki nga bujqësia dhe do të shkojë te fermeri sërish, por nuk ka shans tek e tek, do të shkojë përmes një skeme.

Përfaqësuesi i fermerëve: Ne kemi një propozim për këtë. 9 milionë dollarëshi është që i shkonte si TVShH pikave të eksportit, ky 9 milionësh është pak.

Rama: Nuk është 9, kjo nënta shkonte siç e folëm do t’i bashkohet një shumë tjetër në buxhetin e Bujqësisë dhe shkon në 32 milionë.

Përfaqësuesi i fermerëve: Ne nuk jemi dakord! Ne nuk jemi dakord me 32! Janë shumë pak!

Rama: Po sa do? Do 300? Aq dua dhe unë po nuk mundemi. Unë jam gati të ulemi prapë dhe të diskutojmë këtë pjesë, nëse ju nëse keni një ide më të mirë se ideja që kemi ne, bujrum ta bëjmë. Të jap fjalën se që javën tjetër ne ulemi se kjo ishte e rastësishme sot, po ta lëmë ty që je më mirë me shifrat, hajde ulemi se synimi është i njëjtë. Nëse ju na jepni një ide më të mirë se ajo që ne kemi, ne bëjmë idenë tuaj s’ka asnjë lloj problemi”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: