Roma U14 ka fituar sot një ndeshje më të vërtetë të veçantë në kampionatin e kësaj grupmoshe në Itali. Verdhekuqtë kanë mundur Lacion me shifrat 2-1 në derbi, në sfidën që u luajt në qendrën stërvitore të Trigorias.

Një takim i cili u ndoq në tribuna nga Murinjo dhe lojtarë të ekipit të parë të verdhekuqve, të cilët panë lojtarët e rinj të akademisë të fitonin sfidën falë edhe një talenti shqiptar. Alvin Zekaj është mesfushori ofensiv i cili ka treguar të dhëna mjaft të mira në këtë skuadër dhe sot, ai shënoi me një gjuajtje nga 20 metra me të majtën golin e dytë për ekipin e tij në këtë sfidë të rëndësishme më shumë për prestigjin, pasi dihet se çfarë vlere ka një derbi në kryeqytetin italian.

Për të “shpërblyer” këtë fitore, Murinjo ndërmori një gjest të veçantë. Fillimisht ai zbriti në fushë dhe takoi lojtarët e Romës. Ndërsa më pas, i ftoi në palestrën e skuadrës ku ishin edhe lojtarët e ekipit të parë, për të bërë një foto feste të gjithë së bashku, si një kujtim dhe një motivim për këta djem të rinj.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: