Recete nga znj Katerina
Përbërësit
500 gr makarona taliatele
400-500 gr spinaq
300 gr karkaleca
2-3 thelpinj hudhër
2-3 qepë të njoma
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
2 lugë fara susami
½ gotë verë
100 gr pana
50-100 gr djathë kaçkavall të fortë
Kripë, piper

Vendosim fillimisht makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë.

Ndërkohë në një tigan të thellë hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër të shtypur. Sapo vaji të aromatizhet shtojmë karkalecat dhe i lemë 1-2 minuta. I largojmë më pas karkalecat dhe i vendosim në një pjatancë.

Në tigan hedhim përsëri 1 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë. Vendosim pjesën tjetër të hudhrës dhe qepët e njoma të grira imët. I kaurdisim qepët derisa të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë spinaqin. Sapo spinaqi të ulë vëllimin e shuajmë me pak verë. E lemë të avullojë alkooli, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe hedhim më pas makaronat. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë karkalecat dhe panën e kuzhinës. I lemë 1-2 minuta makaronat në zjarr dhe më pas i servirim me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe fara susami të pjekura.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb