NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 pako taliatele
400 gr spinaq gjethe vogël
200 gr pana
1 fetë salmon
1 qepë të vogël
1-2 thelpinj hudhër
Verë të bardhë
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan të thellë me pak vaj ulliri vendosim spinaqin, qepën të grirë hollë së bashku me hudhrën, makaronat dhe panën. Më pas hedhim ujë në masë të përbërësve. Vendosim kapakun dhe i lemë makaronat të ziejnë për 10 minuta.

Në fund shtojmë salmonin dhe e lemë për 2-3 minuta duke e trazuar me makaronat të cilat i shërbejmë sipas dëshirës me pak djathë parmixhano.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb