Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz kishte miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Teksa ai fliste për luftën në Ukrainë, Zelensky mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë

“Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim”, shtoi ai.

Më herët ditën e sotme kancelari gjerman ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim u shfaqe tejet skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të sillte përshkallëzimin e luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: