PORTUGALI-Një ëmbëlsirë që vlen sa një xhevahir.
Në panairin e çokollatës të Obidos, në Portugali është e mundur të shihni çokollatën më të shtrenjtë në botë.

Ai që e ka përgatitur, duke përdorur elementë shumë të kushtueshme, është portugezi Daniel Gomes.

Cokollata ka formën e një diamanti dhe është përgatitur me produkte të kushtueshëm, shafran, tartuf i bardhë, vaj tartufi, vanilje e madegaskarit, dhe e mbuluar me ar 23 karatësh. Cokollata kushton 7728 euro.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb