Me statusin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici është tërhequr jo pak publikisht dhe ligjërisht nga posti i tij i dikurshëm si presidentit i klubit. Gjici është gjithnjë e më larg ekipit, të paktën publikisht dhe mediatikisht, ndërsa ka konfirmuar se tashmë është thjeshtë president nderi por në asnjë moment nuk mund të qëndroj pasiv kur pyetet për futboll dhe për ekipin e Kukësit.

Në një konferencë për mediat, Gjici u ndal në fund duke folur për situatën ku ndodhen verilindorët, një gjysmë sezoni të mbyllur në krye por që diferenca do të ishte më e madhe nëse do të luanin në stadiumin e tyre “Zeqir Ymeri” i cili i është nënshtruar rikonstruksionit. Gjici nuk mendon se Kukësi ka nevojë për përforcime në këtë sesion të merkatos, grupi është i plotë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: