TIRANË

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një domozdoshmëri për infrastrukturën kombëtare.

Ndërtimi i këtij ByPass-i theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka qenë një kërkesë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prej shumë kohësh dhe së shpejti do fillojë dhe studimi i fizibilitetit.

“Sa i përket ndërtimit të Bypass-it të Elbasanit, ministrja Balluku tha që kjo ka qenë një kërkesë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prej kohësh.

E kemi diskutuar dhe bashkia e Elbasanit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me koperacionin italian për të nisur fazën e parë të studimit të fizibilitetit për të evituar njëherë e mirë trafikun që krijohet.

Pra ByPass-i Elbasanit ëahtë në projektet e qeverisë dhe në bashkëpunim me vashkinë e Elbasanit ne do të vazhdojmë punën për ta konkretizuar këtë projekt”, tha ministrja Ballauku në fjalën e saj në Kuvend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: