Drejtoresha e BE për Ballkanin, Genoveva Ruiz Calavera gjatë mbledhjes të mbajtur dje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian tha se nuk janë 15 kushte për Shqipërinë para konferencës së parë ndërqeveritare.

Calavera bëri të qartë që nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve Shqipëri- BE. Ajo thotë se duhet të ketë një diferencim mes kushteve, pasi disa prej tyre duhet të plotësohen gjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës.

Ndër të tjera ajo tha se këto kushte do të diskutohen pikërisht në konferencën e parë ndërqeveritare dhe do të diskutohen me anëtarët e BE në Këshillin Europian.

‘’Të 15-të kushtet janë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë. Por unë mendoj se duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të  bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme para hapjes së negociatave, dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës.  Të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën e parë ndërqeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e BE në Këshill.’’- tha Calavera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb