Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
Për patatet:
5-6 patate mesatare
100 gr gjalpë
Kripë
Piper i kuq
Piper i zi
Majdanoz
Kopër
Për qoftet:
400 gr mish i grirë
1 qepë e grirë në rende
2 feta buke të qullura
1 thelpi hudhër
1 vezë
Piper i zi
Piper i kuq
Majdanoz
Domate qershi
Përgatitja
Patatet i shpëlajmë mirë dhe i presim në feta, por pa arritur fundin. Përgatisim një masë me gjalpin dhe erëzat dhe me të lyejmë patatet.
Për qoftet bëjmë bashkë gjithë përbërësit si dhe bukën të cilën e shtrydhim që të mos ketë ujë.
Ngjeshim qoftet dhe i ndajmë në toptha. Vendosim në tavë patatet, qoftet si dhe domatet qershi në hapësirat që kanë mbetur. I vendosim në furrë të piqen me kapak për 1 orë në 200 gradë.
(BalkanWeb)