(Receta nga znj.Eneida)

1 peshk i madh
5 kokrra qepë
2 karota
1 spec të kuq
4 domate
100 ml salcë
Kripë
Piper të zi Vegeta
5-6 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
Pak miell
Rigon
Vaj ulliri La masseria

Përgatitja
Presim peshkun në feta, i hedhim kripë, e lyejmë me miell dhe e skuqim në tigan me vaj ulliri sa të marrë ngjyrë nga jashtë. E heqim dhe e vendosim në tavën ku do gatuajmë peshkun.

Në tigan shtojmë qepët e prera në kubikë dhe sa fillojnë dhe ulin volumin, shtojmë karotat dhe specin në kubikë. Pasi ka marrë ngjyrë kafe të lehtë shtojmë domatet në kubikë si dhe salcën. I lemë të skuqen mirë për rreth 15 minuta.

Më pas shtojmë tek peshku rigon, kripë dhe piper. Vendosim gjethet e dafinës si dhe thelpinjtë e hudhrës të ndarë në mes. E vendosim tavën me peshk në furrë për 40-45 minuta në 200 gradë.
(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: