Gëzim Kruja, që mban mbi supe titullin e madh “Mjeshtrin e Madh”, ka festuar 80-vjetorin e ditëlindjes, datë që nuk e harroi miku i tij, aktori i humorit, Zef Deda. Gazetari Senad Nikshiqi bashkë me Zef Dedën vendosën që t’i bënin një surprizë të këndshme humoristit shkodran Gëzim Kruja. Ky i fundit befasohet kur sheh se kush është në derën e tij të shtëpisë.

“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori I madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë”, i drejtohet Zef Deda. Në këtë 80 vjetor, mjeshtëri i madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin” bën humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran qe ka spikatur me rolet e tij, ka lindur në 4 dhjetor 1939. Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Kruja ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb