Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Siç shihet nga videot që gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, qytetarët kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Vetë Presidenti Meta ka bërë thirrje prej ditësh që qytetarët të shkojnë në shesh vetëm me flamurin kuqezi. Ndërkohë, në videot që sjell në “BalkanWeb” gazetari Skëndaj shihet edhe një numër i madh policësh, të cilët kanë rrethuar Kryeministrinë.

Policët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përgjatë gjithë Kryeministrisë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, edhe pse ka informacione që manifestimi do të jetë paqësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb