Një spiker meksikan i lajmeve bëri një “zhurmë shpërthyese” për ata që janë kundër vaksinimit, duke i quajtur ata “të marrë” dhe duke u lutur që të mbanin maska për fytyrën për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Sipas mediave të huaja, Leonardo Schwebel i Telediario Guadalajara shpërtheu gjatë një transmetimi në programin televiziv me bazë në Meksikë këtë javë.

“Të mallkuar antivaksistë, gallatë budallenjsh”, ka thënë Schwebel, duke shtuar, “Ndaloni me budallallëqet tuaja dhe të paktën vendosni një maskë të mallkuar në fytyrë!”.

Schwebel vazhdoi thirrjen ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në Meksikë dhe në mbarë botën, falë variantit shumë të transmetueshëm të coronavirusit Omicron.

Schwebel i justifikoi veprimet e tij në një intervistë të mëvonshme me Telediario Guadalajara.

“Ndonjëherë duhet të bërtisni që njerëzit të kuptojnë”, tha Schwebel. “Nëse do ta kisha thënë normalisht – ‘zotëri, ju lutem, vendosni maskën, ju lutem, më besoni’, nuk do të isha këtu me ju sot”.

Prezantuesi tha se mesazhet si ai janë të rëndësishme pasi vendi po përjeton rritje të rasteve të COVID-19.

Meksika raportoi më shumë se 260,000 raste të reja të COVID-19 në javën e kaluar, një rekord i ri i lartë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb