Pamjet që shihni tregojnë momentin kur digjen qëllimisht 3 automjete në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti shihen dy persona me kapuç që mbajnë në duar bidonë që dyshohet se janë me lëndë djegëse për t’i vënë zjarrin 3 mjeteve.

Po ashtu mësohet se mjetet janë në pronësi të Zamir Kormuzit biznesmen në qytetin e Vlorës. Biznesmeni dyshon se shkak i ngjarjes të jetë bërë konkurrenca. Policia po heton rreth ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: