Manchester City mbrëmë tregoi edhe një herë se kundërshtarët të cilët mund t’i bëjnë keq në “Premier League” janë të pakët, për të mos thënë që nuk ekzistojnë. Përballë Arsenal skuadra e Guardiolës fitoi thellë 0-3, duke i mposhtur në harkun e katër ditëve për herë të dytë po me të njëjtin rezultat.

Për t’u evidentuar nuk ishte vetëm rezultati, por edhe loja e zhvilluar. Arsenal-i i cili ndër vite mbahet si një nga skuadrat që dhuron spektakël mbrëmë dukej i fikur, duke iu dorëzuar plotësisht City-t që demostronte leksione futbolli.

Edhe Shkodran Mustafi, mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenal, u turpërua nga një veprim mbresëlënës i De Bruyne, i cili i kaloi topin mes këmbëve 25-vjeçarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb