Pamje tronditëse nga kryeqyteti ukrainas, teksa Rusia vazhdon pushtimin e vendit.

Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen në pamjet e publikuara nga BBC që tregojnë turma njerëzish që përpiqen të hipin në trena në stacionin e trenit në Kiev.

Stacioni I Trenit
Stacioni I Trenit

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se rojet ukrainase qëlluan të shtëna paralajmëruese për të parandaluar një rrëmujë ndërsa turmat u futën me forcë në trenat e evakuimit. Njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa trupat ruse përparojnë në rrethet veriore të kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb