I ashtuquajturi “Mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian, ishte i pranishëm në festivalin “Route 91” mbrëmjen e djeshme kur një person hapi zjarr mbi njerëzit nga kati i 32 i një pallati.

Madje Bilzerian po filmonte në momentin kur filluan të shtënat, dhe më pas shihet duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

“Oh Zot, qëlluan një vajzë në kokë,” dëgjohet të thotë ai tek vrapon për t’i shpëtuar plumbave.

Dan Bilzxerian ishte një mes mijëra njerëzve që shihnin Jason Aldean të performonte jashtë hotelit “Mandalay Bay” kur Stephen Paddock filloi të qëllonte mbi kokët e njerëzve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb