TIRANE

Lëkundjet e forta të tërmetit kanë sjellë dëmtim të disa banesave në Tiranë e Durrës dhe madje Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur. Por ndonëse flitet për të si një godinë e rrënuar, Teatri Kombëtar ka mundur t’i rezistojë dy goditjeve të fuqishme të tërmetit që lëkundën sot vendin.

Kështu duket nga pamjet e siguruara për “BalkanËeb” nga gazetarja Fatmira Nikolli.  Ashtusikundër shihet edhe përmes videove, godina e Teatrit nuk duket të ketë pësuar asnjë dëmtim apo krisje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb