Mes një gjuhe që e kthen në fëmijëri e kujtimeve po aq të fuqishme, violina që e largoi nga Shqipëria në moshë të njomë, e rikthen sërish në atdhe. Si një fill magjik që ka shënjuar qenien e tij në dy kohë, ajo mbetet 3 vetmja konstante.
Violinisti i njohur, Tedi Papavrami, do të jetë të dielën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një koncert me sonatat e Bethovenit bashkë me pianistin Francois Frederik Guy. Koncerti vjen në kuadër të Different Trains Festival. Në një intervistë për News 24 ai ndalet te koncerti, rikthimet, kujtimet, fëmijëria, Përkthimi dhe raporti i individit e intelektualit me pushtetin në diktaturë.
“Është pjesa e tretë e një cikli që nisëm disa vite më parë. Është koncerti i fundit i këtij cikli ku janë tri sonata, mes tyre edhe Sonata e Krojtzerit. Është sonata e 3-të, e 8 dhe e 9-të që quhet sonata e Krojtzerit. Si gjithë veprat e Bethovenit është shumë e veçantë dhe ndryshe nga të tjerat”, thotë ai.
-Pavarësisht një karriere të suksesshme ju e gjeni gjithnjë hapësirën për të vënë Tiranën në kalendarin e tuaj artistik. I a është ky raporti juaj me Shqipërinë, një dëshire?
“Është diçka e veçantë se kam kujtime, kam gjithë mbresat më të rëndësishme të jetës sime në fëmijëri. Dhe këtë e ndjej edhe në pritjen e njerëzve që është e natyrshme dhe miradashese. Ndjej një qetësi që më pëlqen kur kthehem këtu.
-Pra nuk qëndron fraza që profeti nuk kuptohet në fshatin e tij?
Jo, e ndjej veten shumë të ndjekur e të kuptuar dhe me një lloj natyrshmerie. Shqiptarët mbase janë shumë të ndezur e të perflakët por me mua sillen me shumë natyrshmeri dhe të qetë gjë që më pëlqen. Më duket sikur në fund të fundit nuk kam ikur.
-Mbase është gjuha e violinës që e bën Tedin të ketë këtë raport me vendin e lindjes dhe bashkatdhetarët?
Po sigurisht. Gjuha ka mbetur e njëjta. E vetmja gjë konstante në jetën time ka mbetur gjuha e violinës dhe muzikës që nuk ka ndryshuar.
Sigurisht fakti që kam pasur një histori shumë të veçantë në ato kohëra kur s’ndodhnin shumë gjëra në Shqipëri, ka okupuar shumë lajmet e përditshme. Është shumë prekëse për mua që i lidh me një të kaluar që është jashtëzakonisht e largët.
-Ikja juaj ishte një ikje e bujshme në kohë të vështira por rikthimi duket se është gjithnjë me kënaqësi, apo jo?
Po. Dhe kam qenë i ndjekur në repertor të vështirë. 10 sonatat e Bethovenit nuk është një repertor I lehtë për asnjë publik.
Ashtu si Bahu që pata luajtur me violinë solo. Por publiku i ka ndjekur me shumë interes dhe them që është një pasurim nga të dyja anët.
(BalkanWeb)