Pavarësisht të gjithave, Bora Zemani dhe Donald Veshaj do risjellin sërish skenën e famshme të puthjes së tyre në “Big Brother VIP”.

Rreth një vit pas skenës romantike, lidhjes së aktorit me Beatrix Ramosajn, ndarjes me të dhe rikthimin me moderatoren, ata do e risjellin këtë situatë në “Më lër të flas” ku Bora do jetë e ftuar.

Në rrjet po qarkullon një video ku duken Bora dhe Donaldi në skenë, ku rikriojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.” Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla këtij të fundit, ajo i jep edhe një puthje aktorit…

Megjithatë Bora e puth në ballë Donaldin, dhe mbetet për t’u parë nëse gjatë emisionit do të ketë një tjetër puthje në buzë të çiftit.

Po ashtu, heshtja e Beatrix Ramosaj pas fotos së çiftit nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë. Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas fotos që theu rrjetin duke publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një mbishkrim pikant. “Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove duke u interpretuar si një thumb.Sikurse kanë bërë prej muajsh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani ‘thyen’ sërish rrjetin të martën. Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, ata zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.

Moderatorja do të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Pak pas foto është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.Kjo vjen pak javë pasi Semi Jaupaj postoi një foto me çiftin në ‘Sunny Hill Festival”.

Më pas moderatorja dhe aktori ndërmorën një hap tjetër drejt njëri-tjetrit dhe filluan të ndiqen në rrjetin social Instagram.

Ata u ribashkuan pak pas daljes së Donald Veshajt nga “Big Brother VIP”, por vendosën që fillimisht të fshihen nga mediat dhe njerëzit. Gjithsesi nuk ia dolën sepse u fotografuan bashkë me poshime, në darka, jashtë shtetit… dhe më në fund ja ku janë.

/Panorama Plus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb