KRUJË

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë bërë që gjatë natës të bjerë dëborë edhe në Krujë.

Gazetari Julian Shota raporton për “Balkanweb” se sasia e borës që ka rënë s’ka qenë aq e madhe, por se kaq ka mjaftuar që qyteti të mbulohet me petkun e bardhë.

Në qytet, temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ndërsa aktualisht vlerësohet se është në vlerën minus 2 gradë celcius.

Në disa rrugë ka prezencë akulli, e cila vështirëson qarkullimin. Ende nuk është hedhur kripë nëpër rrugë nga ana e bashkisë, kurse rrugët janë të kalueshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: