Në momentin që protestuesit dhe përfaqësuesit politik të PD e LSI-së mbërritën te ambientet e Drejtorisë së Policisë u raportua për një situatë të tensionuar.

Mësohet se tensionet dhe përplasjet me policinë janë shkaktuar në momentin që Monika Kryemadhi, Gazmend Bardhi e Flamur Noka prisnin të hynin brenda ambienteve të policisë për të mësuar më tepër rreth fatit të 10 protestuesve të shoqëruar.

Pamjet e momentit të tensionit i ka siguruar për “BalkanWeb”, gazetari Erjon Skëndaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb