Nuk kanë munguar tensionet gjatë gjithë sfidës mes Zvicrës dhe Serbisë. Në fundin e takimit një sherr masiv ndodhi në fushë, në takimin që po luhet në Katar.

Pas disa sekondash momente jo shumë të këndshme, ka ndërhyrë arbitri për të qetësuar situatën. Ashtu siç pritej, edhe këtë herë nuk kanë munguar situatat e tilla, të cilat nuk i shkojnë aspak përshtat futbollit.

Pas disa minutash shtesë, zviceranët mund të festonin lirisht kualifikimin. Vendi i dytë në grup i shkon përshtat skuadrës së Murat Yakim, që do kërkojë të bëjë mirë edhe në fazat e tjera.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: