Ndeshja mes Tottenham dhe Brighton në Londër i kaloi kufijtë e futbollit. Shpeshherë trajnerët e të dy skuadrave shiheshin mjaft të irrituar me njëri tjetrin, me teknikun e Spurs, Cristian Stellini dhe homologun e tij, Roberto De Zerbi, që nuk lanë pa treguar se janë italianë.

Situata acarohej nga momenti në moment dhe arbitri Attwell S. i nxori me karton të kuq të dy teknikët në minutën e 59-të, pasi u përfshinë në një sherr të lojtarëve.

Ishte Stellini ai që u përpoq që të komunikonte me de Zerbin, por ky i fundit e injoroi duke nxituar menjëherë për në dhomat e zhveshjes. Sa i takon ndeshjes, Tottenham triumfoi 2-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb