Një autobus i Kosovës  me 80 pasagjerë është aksidentuar në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se autobusi me turistë është shkëmbyer me një kamion dhe si pasojë nuk ka shmangur dot një pemë, duke u përplasur me të në pjesën e sipërme të mjetit.

Nga përplasja me pemën, autobusi ka vetëm dëme materiale, ndërsa pritet ndërhyrja me një vinç dhe motosharrë që të bëjë të mundur prerjen e pemës, në mënyrë që mjeti të mund të zhvendoset.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb