Bernard Challandes është padiskutim një nga personazhet më të spikatur tek përfaqësuesja e Kosovës, një trajner karizmatik i cili shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave. E fundit nga trajneri zviceran erdhi pas ndeshjes kundër Anglisë ku ekipi i tij pësoi humbjen e parë në grup. Challandes nuk ka qenë dakord me vendimet e arbitrave dhe të gjithë mllefin e tij e ka shfryrë gjatë kohës kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes.

Trajneri i Kosovës ka nisur të ofendoj me zë të lartë por kur ka kuptuar se po filmohet nisi të buzëqesh, një video e cila ka sjellë ilaritet edhe në mediat britanike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb