Pasi i shpëtoi pezullimit nga UEFA-s, Ronaldo dorëzohet përballë një dëmtimi të pësuar në sfidën kundër Serbisë. Tifozët e Juves ishin në ankth teksa shihnin idhullin e tyre duke dalë nga fusha i dëmtuar. Ylli portugez pësoi një tërheqje muskulor në këmbën e djathtë ndërsa është nisur menjëherë drejt Torinos ku do të jetë nën vëzhgimin e stafit mjekësor të Juventusit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në përfundim të ndeshjes të gjithë ishin të interesuar për të kuptuar shkallën e dëmtimit, vetë portugezi u shfaq më i qetë dhe i bindur se nuk bëhet fjalë për diçka serioze: “Dy jave dhe do të jem ok. Nuk jam i shqetësuar për këtë dëmtim pasi e njoh shumë mirë trupin tim. Mendoj se pas dy javësh maksimumi do të jem gati”, u shpreh Ronaldo.

Mungesa e tij në Serie A nuk është aspak problem, diferenca shumë e madhe me ndjekësit ia jep luksin Allegrit të bëjë pa Ronaldon, e gjithë vëmendja është tek sfida kundër Ajax. Edhe vetë Ronaldo duket i përqendruar tek ky objektiv, të jetë në fushë për sfidën e parë në çerekfinalet e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb