Armando Broja nuk di të ndalet më! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të dhuronte sërish spektakël mbrëmë ku shënoi ndaj West Ham në ndeshjen e FA Cup, ku Southampton i tij triumfoi me rezultatin 3-1 në stadiumin “St. Mary’s”, e vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Ajo që mori vëmendjen ishin fjalët në transmetim të drejtëpërdrejtë të komentatorit arab të kanalit të njohur sportiv “BEIN Sports”, ku thirri emrin e Armando Brojës dhe më pas e “pagëzoi” duke e quajtur “Armando Maradona”.

Magjitë dhe golat e talentit shqiptar nuk kanë të sosur teksa në 27 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet mes Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup, Broja e ka tundur rrjetën 9 herë, ku ka arritur të dhurojë dhe një asist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb