Një tërmet me madhësi 6.6 të shkallës Rihter u regjistrua në Filipine.

Tërmeti u regjistrua midis ishullit Mindoro dhe kryeqytetit filipinez, Manila.

Epiqendra u raportua në një thellësi prej 173 kilometrash.

Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me rrezikun e ndonjë cunamit.

“Zgjati për gjysmë minutë, mobiljet po lëkundeshin”, “u zgjova, dritaret po dridheshin. E frikshme”, shkruanin banorët filipinas në komentet në faqen e shërbimit EMSC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: