Të pakën 1 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin. BBC raporton se janë plagosur mbi 1500 të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb