Pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit janë të dukshme. Në qytetet e prekura shtëpitë janë braktisur, shumë biznese janë mbyllur, ndërsa në Durrës ka vijuar shembja e kontrolluar e pallateve. Ende është herët për të bërë bilancin e dëmeve materiale, por qeveria prej ditësh përmes mbledhjeve të jashtëzakonshme ka diskutuar për burimet financiare që duhen angazhuar.

Ne biseduam me ekspertët e ekonomisë Selami Xhepa dhe Pano Soko për këto lloj burimesh që do të mund të ofrojnë zgjidhjen, si marrja e një kredie, donacionet e mbledhura, shfrytëzimi me efikasitet i rezervave valutore, apo anulimi i koncesioneve ende të pa firmosura!

Pas tërmetit, qytetarët kërkojnë për të blerë apo për të marrë me qira një shtëpi, në katet e para të pallateve. Ata duan banesa jo të larta dhe vila në periferi.

Paniku i këtyre ditëve ka sjellë fluks jo vetëm për ata që kërkojnë strehim, por edhe për pjesën tjetër që kërkon siguri në vendbanim. Sipas agjencive imobiliare gjatë dy javëve çmimet e qirave kanë shfaqur tendencë rritëse të lehtë. Megjithatë kjo situate duket se është e përkohshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb