Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka lënë pas pasoja të paparashikueshme. Përveç 51 viktimave, qindra të plagosurve dhe mijëra banesave të rrënuara, kanë pësuar dëmtime të mëdha edhe disa shkolla në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, që ishin tri qarqet më të prekura.

E dëmtuar është edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, në Tiranë, i cili aktualisht është jashtë funksionit.

Në videon që sjell gazetarja Erjola Jata sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet se kjo ndërtesë është rrethuar nga shiriti i kuq, që tregon se brenda saj nuk mund të futet asnjë dhe nuk mund të nisë aktiviteti i zhvillimit të mësimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb