Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të djeshëm me magnitudë 6.4, i cili vijon të shoqërohet me paslëkundje të forta, njëra prej të cilave u regjistrua pasditen e sotme me magnitudë 5.3, kanë shkaktuar dëme edhe në Tiranë, përveç Durrësit dhe Thumanës, që janë dy zonat më të prekura.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga një pallat te “Rruga e Kavajës”, i cili është mënjanuar nga tërmeti dhe rrezikon të shembet. Për pasojë, policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka evakuuar banorët, për të shmangur ndonjë tragjedi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb