Dhuna në futboll është rikthyer temë e nxehtë në futbollin tonë ditët e fundit, por me sa duket paska edhe më keq!

Një episod që kalon edhe vetë dhunën, në kufijtë e terrorit, është regjistruar në ligat e ulëta të futbollit në Brazil.

Në video dallohet që gjatë ekzekutimit të një penalltie për vendasit, një grup i madh tifozësh ushtrojnë presion mbi lojtarin që të shënojë, e madje njeri prej tyre mban në dore një kallash!!

Lojtari çlirohet teksa shënon, i ndihmuar edhe nga portieri që duke pare situatën bën shumë pak për ta pritur topin!

Tifozët shpërthejnë në festë pas golit dhe dëgjohen krisma në ajër, ndërkohë që gjyqtari dëshpërimisht mundohet të vendosë situatën nën kontroll!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: