Gjermania nën drejtimin e Hansi Flick nuk njeh ndalesa, teksa në miqësoren e sotme ndaj Izraelit fitoi 2-1, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Hoffenheim. Fitorja e tetë radhazi rresht që kur Flick mori drejtimin e pancerave.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe të dy nga futbollistët e Chelseas. Së pari, në 36’ ishte Havertz ai që realizoi, ndërsa në minutën e parë shtesë të këtij fraksioni Werner gjeti golin e dytë. Në fund, miqtë humbën një penallti.

Ndërsa Holanda, që luante si pritëse, mposhti 4-2 Danimarkën. Interesant fakti që Christen Eriksen, përveç se u rikthye te kombëtarja daneze, gjeti golin, pavarësisht se nuk vleu.

Më herët, Anglia fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Zvicrës, ndërsa Belgjika u ndal në Irlandë në një barazim 2-2. Në barazim përfundoi edhe miqësorja mes Finlandës dhe islandës, me ndryshimin 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb