Spanja triumfoi në miqësoren ndaj Uellsit me rezultatin 1-4. Sulmuesi Pako Alkaser ishte serish protagonist me dopietën e realizuar në pjesën e parë.

25-vjeçari, i cili u huazua së fundmi nga Barcelona te Borusia e Dortmund konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon teksa në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar plotë 8 gola.

5 gola në kampionat 1 në Champions dhe 2 me kombëtaren. Padyshim lojtari më në formë i momentit. Barcelona me shumë gjasa do të jetë penduar për këtu huazim dhe mezi por pret rikthimin e 25-vjeçarit.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb