Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Superiores. Teuta fitoi 1-0 ndaj Bylisit, në takimin e mbajtur në “Niko Dovana”. Në pjesën e parë rastet ishin me pikatore, me skuadrat që shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në të 63-tën, një autogol i solli epërsinë durrsakëve, pas një devijimi të goditjes të Votlait. Teuta është në vendin e katërt, Bylis është në vendin e shtatë. Gjatë ditës, Egnatia mundi 0-1 Vorën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb