Teuta ka gjetur vazhdimësinë me Edi Martinin në pankinë. Fitorja e dytë radhazi për skuadrën durrsake ishte ajo 3-1 në transfertën kundër Flamurtarit. Sfida, e cila ishte në program për t’u luajtur të dielën, por që u shty për shkak të kushteve atmosferike u zgjidh shumë shpejt nga miqtë, që mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të shënuar nga Emiliano Vila.

Vila gol on Vidnews.

Me rikthimin në fushë, ishte sërish mesfushori që dyfishoi shifrat me golin e dytë personal në minutën e 48-të.

Vola goli i dytë. on Vidnews.

Teuta vulosi suksesin me Kallakun, teksa në limitet e kohës së rregullt I lejoi golin e nderit të zotëve të shtëpisë.

Kallaku gol on Vidnews.

Me këtë fitore, skuadra e Edi Martinit mbyll vitin 2019 në vendin e pestë me pikë të barabarta me Tiranën dhe Partizanin.

Ribaj gol on Vidnews.

Ndërkohë, i dorëzuar Flamurtari duket se pret vetëm largimin nga Superliga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb