Teuta e 1001 problemeve ia ka dalë të triumfojë 0-2 në kryeqytet ndaj Partizanit pretendent për titull. Një super-goditje e Albion Markut me të majtën në minutë ne 40-të zhbllokon shifrat.

Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes vjen pas një ore lojë. Telushi bën një ndërhyerje jo të rregullt ndaj Grudës, duke u akorduar kështu 11-metërsh për durrsakët. Nga pika e bardhë nuk mund të gabonte Kallaku, ekzekutim perfekt i tij.

Të besuarit e Colellas u përpoqën që të futeshin përsëri në lojë, pothuajse e pamundur pasi “Djemtë e detit” ishin mirë të vendosur në prapavijë.

Partizani kështu lëshon terren në garën për titull, ka grumbulluar 30 pikë dhe është në vendin e dytë. Teuta merr frymë më në fund, vendi i shtatë dhe 21 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: