Boca Juniors është shpallur kampione e Argjentinës për herë të 34-rt në histori. Në javën e fundit të kampionatit Xeneizes kaluan në renditje rivalët e përjetshëm të River Plate. Gjigandët e futbollit argjentinas triumfuan pas fitores 1-0 kundër Gimnasia La Plata.

Carlos Tevez ishte heroi i Boca Juniors, pasi sulmuesi shënoi golin e vetëm për vendasit. Në tribunën e mitikut “Bombonera” nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona, që ka festuar me ish-skuadrën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb