Tesla ka pësuar rënie në Wall Street, ku ka humbur 10%. Ajo që ka çuar në këtë ulje të kuotave është ‘ikja’ e menaxherit dhe dyshimet për Elon Musk, i cili u pa gjatë një interviste teksa tymoste marijuanë.

Rëndon shumë dorëheqja e shefit kontabël të Tesla, Dave Morton dhe shefit të burimeve njerëzore Gabrielle Toledano që njoftojnë, duke folur me Bloomberg, që nuk do të kthehen më në kompani.

Elon Musk, 47 vjeç, kaloi plot dy orë e gjysmë në transmetimin “online” orët e vona të së enjtes, duke diskutuar për gjithçka, nga inteligjenca artificiale e deri te ndikimi i saj te qeniet njerëzore, te flakëhedhëset dhe rrjetet sociale.

E duke marrë një cigare – e cila sipas Roganit drejtuesit të intervistes, ishte një përzierje mes duhanit dhe marijuanës, gjë e ligjshme në Kaliforni, Musk rrëfeu se “thuajse nuk kishte tymosur kurrë”.

Musk ka pranuar që të mbash në jetë një shtëpi automobilistike është shumë e vështirë dhe që asnjë nga qeveria si dëgjon kërkesat e tij për të rregulluar inteligjencën artificiale.

Duke ju përgjigjur atyre që donin të dinin së çfarë po ndodh brenda kokës së tij, Musk u përgjigj: Eshtë një shpërthim pa fund’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb