Gola, emocione dhe dy kartona të kuq. Pavarësisht spektaklit që garantoi Tottenham-Liverpool, supersfida e javës në Premier League u vendos vetëm në fund. Takimi përfundoi 2-1 për Spurs dhe u mbajt në Tottenham Hotspur Stadium (London).

Përpara kohe mbylli ndeshjen Jones i The Reds, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të. Tjetër “besnik” i Jurgen Klopp la skuadrën në baltë në minutë ne 69-të, duke marrë kartonin e dytë të verdhë në pak sekonda.

Sa i takon golave, Son dhe Gakpo realizuan në pjesën e parë, me fraksionin që u mbyll 1-1. Në fundin e sfidës, Tottenham ia del falë autogolit të Matip. Në renditje, ekipi i Postecoglou A. e sheh veten mes pretendentëve, vendi i dytë me 17 pikë. Liverpool ka 16 pikë, vetëm vendi i katërt.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: