Vdekja e njërit prej binjakëve të porsalindur të Cristiano Ronaldos ka bërë që portugezi mos të ishte mbrëmë në fushë, në takimin që u luajt mes Liverpool dhe Manchester United.

Në minutën e shtatë të takimit të Premier League, tifozët vendas, ashtu edhe ata miq, janë solidarizuar me CR7. Ata duartrokitën për plot një minutë dhe u ngritën në këmbë, teksa këndohej “Ti kurrë nuk do jesh vetëm”.

Video është shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb