Tifozët e Anglisë nuk kanë ‘zhgënjyer’ as këtë radhë pasi në transfertën e Holandës, ende pa u luajtur ndeshja, pothuajse e kanë kthyer ‘përmbys’ qytetin e Amsterdamit.

Ata kanë udhëtuar për të ndjekur ‘Tre Luanët’ sonte kundër ‘tulipanëve’ në “Johan Cruyff Arena”, por deri më tani nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë shkaktuar kaos në qytet.

Sipas mediave britanikë një tifoz i dehur e humbi komplet toruan duke u zhveshur fillimisht e më pas duke u hedhur në kanalin e qytetit.

Jo vetëm kaq, por disa tifozë të tjerë të cilët ishin mbi një urë dhe mbanin birra në duar, ua hodhën disa vizitorëve të cilët po shëtisnin me varkë. Menjëherë pas raportimit të këtyre ngjarjeve disa komentues në rrjetet sociale nuk e kanë kusrsyer gjuhën ndaj tifozëve që duken si të tërbuar.

Policia holandeze ka konfirmuar se gjatë mbrëmjes së kaluar janë arrestuar 25 tifozë anglez, të cilët në gjendje të dehur kishin prishur qetësinë publike.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb